Dje kryebashkiaku Erion Veliaj i përmendi dyshes së Berishës, Bardhi-Noka, akuzat që këta i bënin njëri-tjetrit deri para 1 muaji, për fshehje pasurie dhe vila 700 mijë euro në pronësi, dhe vuri në dukje se me sa duket, në PD, të bëjnë kryetar nëse shpif për kolegët.
Sot, nga Berati, dyshja Bardhi-Noka lëshuan një batare me akuza kundër Veliajt, siç duket të prekur nga konstatimi i kryebashkiakut të Tiranës. Dyshja e bashkuar me sforco nga Berisha, duhet të jenë trullosur shumë nga fjalët e Veliajt, saqë sot u dukën se u kishte djegur.
Sa për kujtesë, shoku i rigjetur i Flamur Nokës, Gazment Bardhi, e akuzonte këtë të fundit se shoqërohet me trafikantë droge, që kanë mbushur Britaninë me lëndë narkotike dhe pastruan lekët në Shqipëri. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.
Po meqë Noka shoqërohet me trafikantë, po tani që shoqërohet me Bardhin, a janë të dy trafikantë droge?