Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë Elbert Krasniqi, i bën thirrje BE-së që të heqë masat ndaj Kosovës, sepse thotë se edhe përkundër mundësisë për largimin e kryetarëve në Veri në Kosovës Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit.
Ministri Krasniqi thekson se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës.
“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar. Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të mbahemi prapa më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, thotë Krasniqi.