E ftuar në “S’e Luan Topi”, Ledjona Xheladinaj është surprizuar përmes një letër falënderuese që mori nga një vajzë që për disa ditë e strehoi në shtëpi.
Ajo e strehoi për disa ditë, pas një ngjarjeje të rëndë që vajzës i kishte ndodhur, përdhunimi nga tre djem.
“Rasti i rëndë që u regjistrua në Vlorë, ku një 26 vjeçare u përdhunua nga tre persona, e kam ndjekur që në fillim. Kam menduar ta largoj nga ai qytet dhe e kam mbajtur në shtëpinë time. E mora për një ditë, por e mbajta 5 ditë dhe më pas e kam dërguar te hoteli ku qëndronte”, tregoi Ledjona.
Vajza në fjalë i ka dërguar asaj një letër ku i shpreh mirënjohjen.
“Shpirti i bukur. Takimi me ty në ditën më të errët të jetës ime ishte një shenjë që më dha shpresë së kishte ende gjëra të bukura që më prisnin. Sot jeta ime ka ndryshuar falë teje. Mirënjohja është virtyt dhe unë do ta kem gjithmonë ndaj teje”, shkruan ajo mes të tjerash.