Egla ndodhet prej 48 orësh në dhomën e izolimit dhe kjo gjë u zbulua spektaklin e sotëm. Në reagimin e saj të parë, aktorja u interesua për banorët që ka raport më të mirë dhe afrimitet, Heidin, Romeon dhe Julin. Ndërsa ka kërkuar të mësoje se çdo të ndodhë me të.

“Gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për tu bërë. Askush nuk duhet ta bëjë, askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve, duhet me kalit veten më fort. Konfuzion, kam dëgjuar vetëm Julin dhe Romeon sot që i thoshte e ke pasur idhull. Më vjen keq që nuk doja ta shihja ashtu. Dëgjova në një moment që Heidi po linte shtëpi. Tani po dëgjoja që kishte takim në portën e kuqe. Dua të di çfarë do bëhet me mua”-tha Egla.