Këtë të hënë do të ndodhë një nga fenomenet astronomike më spektakolare në qiell, eklipsi total i diellit, i cili do të vëzhgohet në të gjithë Amerikën e Veriut. Por fenomeni do të prekë në mënyrë të rëndësishme edhe yjet në Zodiak, ndaj ekspertët po analizojnë edhe ndikimin e tij tek shenjat e horoskopit.
Për shembull, astrologia Mhoni Vidente thekson se është eklipsi i parë total diellor i vëzhgueshëm në Amerikën e Veriut në më shumë se 80 vjet, kështu që do të ketë një ndikim të fuqishëm energjetik në planet.
Ajo gjithashtu i ftoi njerëzit të bëjnë një moment pauzë dhe paralajmëroi që njerëzit të shmangin marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare, ndërhyrjet mjekësore apo estetike, madje edhe vizitat tek dentisti deri pas datës 11 prill, pasi energjitë e turbullta të eklipsit mund të ndikojnë negativisht në rezultatet e veprimeve të tilla.
Cilat shenja do të preken nga eklipsi?
Shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky eklips do të jenë shenjat e ujit: Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi, të cilët janë natyralisht të ndjeshëm ndaj fazave hënore, pasi do të përjetojnë nervozizëm, emocione të përziera dhe madje edhe siklet fizik. Për ta, astrologja rekomandoi vendosjen e një objekti argjendi (qoftë një zinxhir, një medalje ose një amulet me imazhe të shenjtorëve mbrojtës).
Megjithatë, mesazhi i Mhoni nuk ishte vetëm një paralajmërim pasi ishte gjithashtu edhe një thirrje për shpresë. Edhe pse eklipsi do të sjellë sfida, ai do të ofrojë një mundësi unike për rritje personale dhe kolektive. Në këtë kuptim, fenomeni qiellor vepron si një pasqyrë që do të pasqyrojë aftësitë tona për t’u përballur dhe për të kapërcyer vështirësitë, ndërsa na fton të përqafojmë rinovimin dhe ndryshimin pozitiv.
Si shoqëri, dhe veçanërisht për shenjat më të prekura, eklipsi ofron mundësinë për të rishpikur veten dhe për të gjetur dritën në errësirë.