Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta karshi kreut të SPAK Altin Dumani.
Sipas tij, sulmi i drejtpërdrejtë ndaj SPAK dhe Dumanit bëhet për shkak të dosjes ku është i përfshirë, por edhe si përpjekje për të krijuar një forcë politike populiste siç po ndodh rëndom në Evropë.
“Meta është në një moment që është rikthyer fort në politikë, ka kohë që e paralajmëron.
E kam parë në 2 momente; kur sulmon SPAK dhe Dumanin personalisht për shkak të hetimeve dhe situatën që ka në raport me SPAK dhe e dyta në rrafshin politik kërkon të ngrejë forcën politike si populiste, kërkon një ekstrem të majtë ose të djathtë se këto forca kanë nisur të kenë mbështetje të madhe në Evropë”, tha Softa në një intervistë për Euronews Albania.