Gjiganti mediatik amerikan“Forbes” e ka përzgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv.

Forbes” propozon një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë.

Këtë postim e ka ndarë në rrjetet sociale edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.