I ftuar në “Procesin Sportiv” ka qenë tifozi i Tiranës Redion Zaloshnja i cili ka zënë vendin e tifozit të zjarrtë të Partizanit, Dritan Stoka.
Ai nuk shpëtoi nga një pyetje e Gabriela Arapit e cila e pyet se çfarë njeriu është shpirtëror apo materialist.
Zaloshnja shprehet se është racional ndërkohë Manushi me shaka shprehet se duhet të ruhesh nga këta njerëz.
Gabriela Arapi: Kam një pyetje meqë ka zënë vendin e Tanit.
Redion Zaloshnja: Këtu është vullkan, por po mundohem ta balancoj një çikë.
Gabirela Arapi: Po ti si je shpirtëror apo materialist?
Redion Zaloshnja: Unë jam racional.
Ed Manushi: Nga këta ruaju se nuk merret vesh se çfarë janë.
Në fundjavë tek E Diell ishte Gabriela dhe Dritan Stoka janë përballur me njëri-tjetrin, për materializimin apo shpirtëroren. Dritani u shpreh se ai kërkon një femër që të punojë, të lajë e të gatuaj dhe të mos jetë materialiste, ndërsa Gabriela shprehe se çdo njeri është materialist për aq kohë sa punon dhe kërkon të nxjerrë para.