Goditet banda e trafikut të drogës në Spanjë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë! Zbulohet kokaina e fshehur në thasët me pelet. 

Në pranga ranë pesë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës në shkallë të gjerë përmes përdorimit të kontejnerëve detarë të ngarkuar me fishekë.

Policia sekuestroi 16 tonë pelet. Ndërsa pas kontrollit të bërë në 2 magazina të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan 5 kilogramë drogë sintetike, 3965 euro cash si dhe mjete të tjera që shërbenin për paketimin e drogës.

Trafikantët përdornin portet spanjolle për të kaluar drogën të fshehur në kontejnerë.