Teksa procesi i numërimit të votave për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut vijon, rezultatet paraprake tregojnë se kandidati shqiptar Bujar Osmani i Frontit Europian renditet i treti në rang vendi.
Festa ka shpërthyer në selinë e BDI në Tetovë, por edhe në Shkup. Pikërisht nga kryeqyteti maqedonas, në sheshin “Skënderbeu”, zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se sot fitoi Maqedonia europiane.
“Fitoi Maqedonia europiane. Dështuan ato koalicione për të dështuar Ali Ahmetin dhe luftën e UÇK-së. Falenderoj të gjithë ata që votuan për Frontin Europian sepse në jemi garantuesi e ecurisë europiane të vendit”, deklaroi Grubi
Në rang vendi, kryeson kandidatja e VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova me 36.99% të votave, e pasuar nga Stevo Pendarovski me 18.18 përqind të votave.