Këngëtarja Elsa Lila po shijon lojën si fermere në “Ferma Vip” dhe me disa nga konkurrentët nuk ngurron të ndajë mendimin e saj për çështje të ndryshme. Së fundmi teksa ndodhej në kuzhinë me Çiljetën, ajo tha se beson në teoritë konspirative, ndërsa shtoi se legjenda e pop-it, Michael Jackson jeton ende dhe madje është fshehur në një ishull.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ciljeta: Michael Jackson mund të jetë gjallë.

Elsa: Jam e bindur se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, por ata dolën kundër sistemit dhe u zhdukën. Tani jetojnë në një ishull.

Elsa: Jam shumë. Jam e bindur se Michael Jackson është ende gjallë, por ai i doli kundër sistemit dhe e zhdukën. Më pas e bërën pedofil dhe shumë gjëra të tjera. Madonna nuk i ka dalë kundër sistemit dhe shihe ku është tani, në majë.