Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për sulmet e fundit të Iranit ndaj Izraelit.
“Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të gjerë dhe bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota”, shkroi Zelensky në platformën X.
Ndërsa më tej shkruan se Ukraina e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke përdorur dronë dhe raketa ‘Shahed’.
“Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat drone ‘Shahed’ dhe raketa ruse, të njëjtat taktika si sulmet masive ajrore”.