Nga Azgan Haklaj/
Ilir Metaj dje siç dhe e kam parashikuar nuk solli asgjë të re me Konventën e tij përveç faktit që majmunërisht imitoi idolët e tij diktatorë despotik të komunizmit. Ai me pseudo doktrinën kundër nepotizmit vetëm sa braktisi stilin e Millosheviçit qëmkur u bë president emëroi të shoqen Markoviç kryetare të partisë së tij dhe kaloi në imitacion të Titos që izoloi gruan Jovanka Broz dhe ju dorëzua orgjisë! Sepse në realitet jo vetëm nuk e limitoi nepotizmin që e trumbetoi si kauzë politike por e thelloi me tepër.
Mjafton të theksohet se njëri nga sekretarët me të rendesishëm të partisë u emerua Petrit Sina, burri i motrës se Dorian Duçkës kushëri i afërm i Ilir Metës dhe dora e djathtë e McGonigal që demonon përbetimin e tij publik. Edhe kundër kandidati qesharak për president të PL-së Faik Basha i nominuar në menyrë regjizoriale rezulton të jetë burri i mbesës së Ilir Metës.
Pra një farsë konventë pa brendi e pa parime që mendon ta servirë si presion ndaj drejtësisë dhe aleatëve si barrikadë e “mbështetjes” që ai gezon.
Edhe inkursioni teatral rrugëve të bllokut të vjetër për të shkuar te blloku i ri i Sali Berishës nuk prodhoi asnjë efekt që ai ka paramenduar.
Metaj shkoi poshtë ballkonit duke menduar se Berisha do i dorëzonte “tapinë” e opozitarizmit por nuk gjeti as entuziazëm dhe as tapi, perveç “myhibëve” të përnatshëm që krijojnë ndotje akustike për lagjen dhe qytetin.
Pa dashur të sajoj konspiracion dhe as të bëj profetësi dy gjëra i konstatova me siguri:
Ilir Meta i ka ditët e numëruara dhe faktet penale të siguruara për tu përballur me drejtësinë shumë shpejt.
Mjaftoj jo vetëm gjestet e tij trupore e verbale që e deshmojnë por dhe komplimenët pa doganë që i bën avokatit të çatisë Genc Gjokutaj si “avokat i sulmit” dhe jo i mbrojtjes.
Sepse e don mirë se perballë fakteve të pakontestueshme të hajnisë Gjokutaj do jetë shoku më i shpeshtë që do ta shoqerojë në vetminë e qelisë.
Po ashtu gjithkush e ka pikasur se ndonëse me ironi e sarkazëm, me barcoleta ordinere rrugësh Ilir Meta nuk harron të sulmojë për asnjë çast kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.
Kjo nuk është rastësi dhe nuk ka filluar sot.
Lidershipi dhe protagonizmi i Lulzim Bashës ka kohë që ka shkatuar panik në stanin e çakejve të Bermudës dhe reagimi ndonëse në forma të ndryshme ka qënë agresiv e diversiv nga treshja kriminale Berisha-Rama-Meta.
E sodomos ky reagim që merr forma jo etike deri skizofrenike vjen në kor pas rirrugëtimit të ri polik kombëtar e diplomatik, programor dhe civil të Lulzim Bashës si shpresa unike për atrofizimin e kësaj kaste kripto-politike dhe garantimin e një qeverisje për Shqipërinë dhe për shqiptarët mbështetur me besim nga faktori euroatlantik ndërkomɓëtar.
Dje u luajt pa sukses dhe akti i fundit i komedisë me një mbyllje pa entuziazëm ne rrugen e anti amerikanizmit poshtë çatisë.
Ajo ngjan në miniaturë me mitingjet sfiduese ndaj SHBA-ve që sajonin atëbotë idhtarët e Sadamit, Kadafit,Millosheviçit e Ben Ali-së
Dihet fundi i tyre.
Pa dashur të influencoj me analizën e konstatimin tim politik e njerëzor tek drejtësia e re të cilës unë dhe forca politike ku aderoj, PDSH-ja i besojmë dhe e inkurajojmë mendoj se ka ardhur momenti i tejskajshëm që ligji të flasë qartë dhe të veprojë me energji.
Siç jam i ndërgjegjshëm për brishtësinë e demokracisë dhe domosdoshmërinë e stabilitetit në këtë kohë krizash rajonale e globale po aq jam i sigurt se institucionet e drejtësisë e ligjit do kenë qindra herë me përkrahje nga populli në pastrimin e këtij klani gangrenizues e shantazhues një herë e përgjithmonë!
Ne nuk jemi Bangaladesh dhe as Eritrea por një nga kombet më të vjetra te kontinentit, anëtar të NATO-s dhe prentendente poteciale për Bashkimin Europian ndaj ti themi stop përgjithmonë celulave anti-euroatlantike në zemër të metropoli tonë.
E gjej me vend dhe jo pa fakte e argumente të përsëris me zë të lartë e me guxim edhe ne Tirane sot thirrjen alarmuese të liderit të
shqiptarëve dhe frontit europian në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti:
“Jo Rusisë -Po Europës- Po SHBA-ve”.
Kjo është thirrja ime modeste por e sinqertë
që në fakt nuk është thjesht apel por revolta ime politike e njerëzore.