Ilir Meta ka takuar sot pasardhësin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, kreun e VRMO-DMNE, partisë nacionaliste që kërkon të ulë peshën e shqiptarëve në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet hapur pro fitores së Hristo Mickovskit, i cili është një koalicion me parti kundër NATO-s dhe pro Rusisë. Në fakt nuk është hera e parë që Ilir Meta e bën këtë. Në vitin 2017, Meta bëri të gjithë përpjekjet që të mbetej në qeveri Nikolla Gruevski.
Sot në Maqedoninë e Veriut, ekziston një koalicion i gjerë i partive shqiptare dhe partive të tjera të kombësive në vend, që quhet Fronti Europian. Ky koalicion është qartasi pro aleancës me Perëndimin, e drejtohet nga BDI e Ali Ahmetit. /TemA/