Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin, Jetmir Salaja ka treguar se gjatë primet të mbrëmjes së sotme do të lërë shtëpinë me dëshirë.
“Unë do të lë programin, ky është vendimi im”, tha Jetmiri, pas debatit me Roza Latin.
Dy banorët e kanë kundërshtuar deklaratën e Jetmirit, megjithëse ky i fundit duket i vendosur, ndërsa tregoi se ditën e sotme do ti sqarojë të gjitha arsyet.
“Për fjalët që të ka thënë ti shkul dhëmbët?” – e pyeti Françeska, teksa banori tha: “Po. Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i padiskutueshëm”.
Kujtojmë që gjatë debatit me Roza Latin, banori i tha moderatores se ditën e nesërme( të martën) do të marrë vallixhet që të ikë, duke treguar se do ta bëjë tërmet.
“Do t’i sqaroj unë nesër të gjitha, mezi po e pres, e marta ime. Marr valixhen dhe iki, por unë nesër do të bëjë tërmet…”, i thoshte ai Rozës.