Gazetarja sportive, Pejana Elezi ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, kompozitorin Kledi Bahiti, me të cilin ka edhe një djalë.
Gazetarja ka rrëfyer se pavarësisht se është e martuar, Kledi Bahiti nuk i ka ndërhyrë në miqësitë e saj dhe se nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me ta.
Madje zbuloi se kur ikën me pushime fle në një dhomë me shokun e saj të ngushtë, duke shtuar se “jemi si motër e vëlla”.
Gazetarja rrëfeu se kompozitori është në dijeni të gjithçkaje pasi nuk i fsheh asgjë. Njësoj si ajo, edhe ai e ka prezantuar me mikeshat e tij.
“Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.
Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin”, u shpreh Pejana Elezi.
Gazetarja ka treguar se Kledi Bahiti ka qëndruar tek shtëpia e Bleona Qeretit për 2 javë, por theksoi se s’është xheloze.
“Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”, tregoi ajo.