Protestuesit në kryeqytetin francez, Paris, po tentojnë të avancojnë drejt Pallatit Élysée, rezidencës zyrtare të presidentit Macron.

Sipas disa raportimeve mediatike, pranë kompleksit presidencial janë dislokuar forca të specializuara të policisë për menaxhimin e rrezikut.

Zhvillimet vijnë pasi Macron, gjatë ditës, paralajmëroi masa të ashpra ndëshkuese ndaj personave që nxisin kaos dhe trazira.

Pallati Élysée është selia zyrtare e presidencës franceze dhe një simbol i pushtetit. Afrimi i protestuesve drejt tij mund të përbëjë një moment të rëndësishëm në zhvillimin e demonstratave.