Kosta del Sol në Spanjë ka pritur këto ditë “garën sportive” më të pazakontë. Në plazhet e lokalitetit turistik spanjoll, është zhvilluar Kampionati Botëror i Seksit.

Evenimenti ka zgjatur 24 ditë dhe pjesa më e madhe e tij është transmetuar online, nën mbikëqyrjen e një jurie “ekspertësh” si Coralyn Jewel, e cila ishte edhe promotorja e aktivitetit në fjalë, me ndihmën e psikologëve, seksuologëve dhe arbitrave të cilët kanë qenë shumë të vëmendshëm ndaj rregullave që ishin vendosur për disiplinat e ndryshme.

Çdo ditë kishte një kategori të ndryshme aktivitetesh që përfshinin edhe lojëra joshje apo masazhe sensuale, në të cilat pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset në garat çift duhej të tregonin aftësi dhe krijimtari, por edhe rezistencë fizike sipas disa parametrave të paracaktuar nga juria. Gjithçka nën vëzhgimin e telekamerave.

Në fund, kampionati është mbyllur me fitoren e një çifti italian. Aktori i filmave pornografikë, Enriko D’Avaçio, i njohur si “Capitano Eric”, ishte në këtë garë me bashkëshorten e tij, Mariaxhoivana Ferrante, e njohur si “Mary Rider”, edhe ajo aktore e filmave me pullë të kuqe. Të dy janë emra të njohur edhe në platformën “Only Fans”, përtej faktit që kanë marrë pjesë në shumë filma me përmbajtje pornografike.