Fundjava e futbollit të madh në Evropë është në “gjueti” të Harry Kane, gjithashtu, i cili dominon renditjen e “Këpucës së Artë”. Sulmuesi anglez tani për tani duket i paarritshëm. 32 gola ka shënuar deri më tani në Bundesliga (2023-2024), shifër e jashtëzakonshme që mban në distancë Kylian Mbappé dhe Serhou Guirassy, ndërsa Lautaro Martinez është aktualisht në fund të podiumit dhe ndiqet nga afër prej Lois Openda.
Argjentinasi i Interit nuk e ka gjetur rrjetën në pesë ndeshjet e fundit, në të cilat ka dalë katër herë në fushë. Emrat e mëdhenj të Premier League janë më mbrapa, ashtu si edhe ata të kampionatit spanjoll.
Haaland, dominuesi i edicionit të kaluar, është i gjashti, ndërsa Jude Bellingham është vetëm i 15-ti, përpara Victor Gyokeres të Sportingut, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Kujtojmë se 1 gol vlen 2 pikë në klasifikimin përfundimtar në 5 ligat kryesore të kontinentit, ndërsa në ligat e tjera ky raport është 1 gol=1.5 pikë.
Klasifikimi aktual i “Këpucës së Artë” në Europë
Harry Kane (Bayern Munich) – 64 pikë (32 gola x 2 pikë)
Kylian Mbappé (PSG) – 48 pikë
Serhou Guirassy (Shtutgart) – 48 pikë
Lautaro Martinez (Inter) – 46 pikë
Lois Openda (Leipzig) – 42 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 38 pikë
Vangelis Pavlidis (AZ) – 37.5 pikë (25 gola x 1.5 pikë)
Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) – 36.5 pikë
Amahl Pellegrino (Bodo/San Jose) – 36 pikë
Luuk de Jong (PSV) – 36 pikë
Ollie Watikns (Aston Villa) – 36 pikë
Kevin Denkey (Cercle Brugge) – 34.5 pikë
Mohamed Salah (Liverpool) – 34 pikë
Viktor Gyokeres (Sporting) – 33 pikë
Jude Bellingham (Real Madrid) – 32 pikë