Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të forta që ka bërë bashkëshorti i saj, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një reagimi në facebook, Kryemadhi i ka cilësuar akuzat për nepotizëm në parti, si deklarata në shërbim të Edi Ramës me të cilat kërkon të shfokusojë vëmendjen nga inceneratorët.

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.