Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me deputetin Agron Gjekmarkaj.

Spiropali i është përgjigjur Gjekmarkajt me fjalët e At Zef Pllumit duke i thënë se “me fundin e mbramë të jetës nuk ka të drejtë me u tall kurrkush!”

“Udhëheqësi juaj, nga halli, e ka të drejtën për t’u tallur me fundin e mbramë të jetës së tij.”- tha ajo.

Më tej ministrja u shpreh se Shkodra do dalë në dritën e një zhvillimi të ri turistik, ekonomik, historik dhe do të jetë një qendër për rajonin.

Replika:

At Zef Pllumi thoshte se me fundin e mbramë të jetës nuk ka të drejtë me u tall kurrkush!

Udhëheqësi juaj, nga halli, e ka të drejtën për t’u tallur me fundin e mbramë të jetës së tij. Por ju lutem ju, në këtë foltore dhe kudo tjetër, mos u tallni me fundin e mbramë të jetës së tij.

Sa për Shkodrën të falënderoj shumë për të gjitha ato që rendite. Fakti që na ndjek këmbë pas këmbe për çdo vepër është mjaft inkurajuese. Të gjitha mrekullitë e Shkodrës që përmendët këtu do dalë në dritën e një zhvillimi të ri turistik, ekonomik, historik, për ta bërë Shkodrën qendrën e rajonit.

Falëminderit shumë!