Shumë pranë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria po bëhet një nga vendet më tërheqëse për pushime në Evropë, shkruan Ella Glover në gazetën e përditshme britanike “Metro”.

Ende i pacënuar, ky vend ballkanik me 2,8 milionë banorë është një nga destinacionet me të lira në Evropë.

Me plazhe verbuese, peisazhe të bukura, kuzhinë të larmishme dhe vendas miqësorë, Shqipëria është e ngjashme me Greqinë, por me një ndryshim thelbësor, çmimet shumë të arsyeshme se ato të fqinjit të saj jugor.

Gazetarja shkruan se xhevahiret në kurorën e kësaj parajse të Adriatikut dhe joint, janë Lukova dhe Ksamili, dy vende në Rivierën Shqiptare me plazhe që industria e udhëtimeve edhe TikTok i kanë cilësuar si ‘Maldivet e Evropës’.

Por, ndërkohë që Ksamili ka fituar vëmendje edhe gjatë vitit të kaluar, Lukova mbetet goxha e pazbuluar.

Fshati është një udhëtim i shkurtër me varkë nga ishulli grek i Korfuzit dhe një orë me makinë nga Syri i Kaltër në jug, një burim i bukur malor që është një nga atraksionet kryesore të Shqipërisë.

Një nga mënyrat më të mira për të arritur në Lukovë nga Britania e Madhe është të fluturosh për në Korfuz dhe të kapësh tragetin për në Sarandë, me një kosto prej 26 Euro për person. Jo vetëm bukuritë e bregdetit, por në Lukovë mund të vizitosh edhe objektet e kultit.

Në shkrimin e Metro, sugjerohen vendet ku mund të qëndrohet në Lukovë, ku çmimet e hoteleve fillojne nga rreth 25 Euro për natë në maj, deri në 67 Euro në gusht.

Më tej në shkrim vlerësohen edhe çmimete lira të ushqimeve dhe restoranteve, ku mund të ushqehesh shumë mirë vetëm me 6 Euro.