Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka nisur sot punën. 

Në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni.

Komisioni drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, nënkryetar Toni Gogu, ndërsa në këtë mbledhje pritet të bëhet konstituimi, qëllimi i ngritjes së komisionit dhe po ashtu të miratohet një plan pune.