Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë. Kjo për shkak që lajmi se është divorcuar nga parteneri i saj, aktori Bes Kallaku, bëri bujë të madhe.
Pa dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, Xhensila ka vendosur t’i përkushtohet muzikës.
Duket se së shpejti do të sjellë sërish një bashkëpunim me Noizyn, pasi ka publikuar foto së bashku me të në një studio muzikore.