Teksa kryebashkiaku, Erion Veliaj ndodhet në SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje, vjen një reagim nga i pari i Tiranës.
Veliaj s’i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij, ndërsa ka reaguar përmes një story që e ka ndarë në profilin e WhatsApp-it të tij, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pas SPAK-ut, do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës.