Dritan Shano ka reaguar pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli krah kryeministrit Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ në RAI 3, i cili trajtonte marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.
”Giorgia Melon e mrekullueshme, e shkëlqyer dhe shumë e vlerësuar.
Italia+Shqipëria sa më shpejt të shihen si dy vende por si nje realitet ekononomik e njerëzor unik aq më mirë.
Mutërit molotovë veç vijnë erë, s’ka rëndësi as ngjyra as gjuha e flamurit që valëvisin!”, shkruan Shano në platformën X.
Duke folur në një miting elektoral në Pescara, Meloni deklaroi se kanë linçuar Edi Ramën sepse ka ndihmuar Italianë. Siç bën të ditur la Repubblica, Meloni ka akuzuar Report.
“Më ndihmoni t’i dërgoj Edi Ramës solidarietetin tonë pas linçimit që i kanë bërë vetëm sepse ka tentuar të ndihmojë kombin tonë”, ka deklaruar krryeministrja Italiane. “E keni parasysh shërbimin publik të RAI që opozita e quan Telemeloni, ka bërë një shërbim mbi Shqipërinë që e ka pikturuar si një narkoshtet. Një turp i vërtetë”, shtoi ajo.
Una grande, grandissima, e molto apprezzata Giorgia Meloni! @GiorgiaMeloni ❤️
Italia+Shqipëria sa më shpejt të shihen si dy vende por si nje realitet ekononomik e njerëzor unik aq më mirë.
Mutërit molotovë veç vijnë erë, s’ka rëndësi as ngjyra as gjuha e flamurit që valëvisin! pic.twitter.com/MFRASYeBR9
— dritan|shano (@dritanshano) April 28, 2024