I vendosur nën një hetim pasuror, ish presidenti Ilir Meta bëri armë-pushim paraditen e të shtunës me kreun e SPAK Altin Dumani pas një jave intensive fyerjesh, shantazhesh dhe kërcënime që prodhuan reagime të forta kundërshtuese nga ndërkombëtarët.
Por e vazhdojë telenovelën me “tradhtarë dhe armiq” brenda Partisë së Lirë, e cila u shpalos haptas nga bashkëshortja Monika Kryemadhi mbrëmjen e të premtes.
Përballë modelit të grave skemaxhie dhe xheloze brenda Partisë së Lirisë, një shigjetim i hapur në adresë të bashkëshortes Monika Kryemadhi, zoti Meta solli dy shembuj ndryshe. Një nga Britania e Madhe dhe një tjetër nga Tirana, shembuj të cilët mund të prodhohen vetëm nga kjo gjendje ku është futur ish presidenti dhe ish kryeministri vendit.
Në ditën kur nuk e përmendi SPAK, prapë se prapë Ilir Meta e gjeti njeriun e drejtësisë, me të cilin shkëmbeu batuta. Avokatin Genc Gjokutaj cili ka marrë në mbrojtje Berishën tashmë nën arrest shtëpie, ish aleat bashke qeverisës të Metës.
Zoti Meta në kulmin e debateve të brendshme në parti nuk e hodhi firmën përfundimtare të divorcit politik me bashkëshorten Monika Kryemadhi, e cila e sfidoi të premten me një mesazh në anglisht stampuar në bluzë ku shkruhej “ja ku jam”.
I la një qoshe në Partinë e Lirë, duke i çuar mesazhin se mirëpret çdo platformë fraksioni në parti, ama pa fjalë e thashetheme.