Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hasani bëri me dije se Thaçi ishte në gjendje të mirë dhe me besim të palëkundur që drejtësia të triumfojë.

“Sot në Hagë, u takova me Presidentin Hashim Thaçi. E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, oprimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë.Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”, tha Hasani.