Prej 5 muajsh është lançuar sezoni i mbjelljeve në të gjithë qytetin e Tiranës. Mbjellja e pemëve është fokusuar në lumin e Lanës, tek Komuna e Parisit dhe në zonat përreth qëndrës së Tiranës. Gjithashtu mbjellja e luleve dekorative është mbjellur në cdo rrugë kryesore të Kryeqytetit, për t’i shtuar qytetit më shumë kurorën e gjelbërt. Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit.
Pemët në qytet ofrojnë shumë avantazhe, përfshirë përmirësimin e kualitetit të ajrit, reduktimin e ndotjes, krijimin e hapesirave të gjelbra, dhe kountributin e madh në ruajtjen e biodiversitetit. Mbjellja e pemëve gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës lokale dhe krijojmë një mjedis më të shëndetshëm për gjithë komunitetin.