Mishi i pulës është një nga format më të mira për të konsumuar sa më shumë proteina, prandaj gjendet zakonisht në kaq shumë receta.
Nga pjekja në furrë ose në skarë dhe vendosja në krye të një sallate ose në një sanduiçi, ngrënia e mishit të pulës mund të jetë një zgjedhje praktike dhe e shëndetshme.
Por sipas studiueseve, konsumi i këtij mishi mund të ketë disa efekte anësore që ju mund të mos i kuptoni.
Mund të rrisë nivelet e kolesterolit.
Mishi i pulës mund të rrisë nivelet e kolesterolit “të keq”, në të njëjtën mënyrë si mishi i kuq. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Mishi i gjoksit të pulës është i kontaminuar me baktere
Po, e lexuat mirë. Ju mund të jeni duke konsumuar mish pule të kontaminuar me baktere.
Sipas analizave të studimi të kryer në vitin 2014, rezultoi se bakteret që u gjetën në pjesën e gjoksit të pulës ishin shqetësuese dhe rrezikonin të shkaktonin sëmundje në organizëm.
Mund të çojë në shtim të peshës
Shumë gatime me mish pule, janë të larta në yndyra të ngopura dhe me kalimin e kohës, mund të çojnë në shtim të peshës.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ngrënia e mishit të pulës në vetvete nuk është e keqe për ju. Ky mish mund të jetë një burim i mirë proteinash, por sigurohuni të kufizoni yndyrën që mund të konsumoni me të.
Gjithashtu kombinimi i mishit pulës me ushqime të pasura me fibra, si drithërat integrale dhe perimet, është i mirë për shëndetin tuaj.
Mishi i pulës mund të shkaktojë sëmundje në organizëm
Gjatë një studimi të kryer për të vërtetuar këtë hipotezë, analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit, të blerë në ushqimore.
Ekipi gjeti prani të bakterit E.coli në tek pjesëmarrësit në studim, e cila u zbulua që shkaktoi edhe infeksion urinar.
Ata mendojë se shkaku mund të jenë antibiotikët që u jepen pulave. Prandaj mundohuni të shmangni konsumin e pulave të rritura me antibiotikë.