Fation Kuqari, ish-konkurrent i formatit ‘BBV3’, së fundmi ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për ‘Live From Tirana’ ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në formatin më të ndjekur në Shqipëri.
I pyetur se si ka qenë eksperienca e ‘Big-ut’ për të Fationi është shprehur: ‘Njeriun ku ta hedhësh, mësohet. Ajo java e parë ishte pak e sikletshme, pa telefon, por mësoheshe dhe kalon bukur. Njeriu nuk ka moshë për t’u rritur, për të mësuar disa gjëra që nuk i njihje nga vetja. Kur je me familjen e gjen gjuhën, por të bashkëjetosh me disa njerëz që nuk i njeh, është shumë e çuditshme.’
E teksa u përfol për një romancë që mund të lindte mes Fationit dhe Rikes, ish-banori i ka ‘shuar’ aludimet:
‘Nuk e gjetëm gjuhën. Në gjërat që kërkoja unë, nuk përshtatej si gjë.’
Gjatë momentit të daljes nga shtëpia të Fationit, vumë re që Rikja u përlot shumë por çfarë mendon Fationi për ‘trishtimin’ e Rikes?
‘Por lotët 5 minuta janë…’- ka thënë ai.