Avokati Romeo Kara, gjatë një bisede në “Breaking” në Top News ka bërë disa deklarata për gruan.
Ai shprehet se gratë sot duan të diskriminohen dhe se, “shkojnë tek i forti dhe tek personi që ka një emër”.
Romeo Kara: Një pjesë e fundërrinave të atij sistemi që janë bërë agallarë në këtë sistem. Po të ishin burra, ishin bërë që atëherë. Tani që nuk ka shtet bëhen burra të gjithë. Edhe gratë janë bërë burra tani, jo më burrat. Ne duhet të ngrihemi mbi bazat e forta morale.
Dafina Hysa: Burrneshat shqiptare janë të njohura avokat.
Romeo Kara: Po, po fryni gratë se po fluturojnë. Kur shkojnë tek LSI-a bëhen laraska pastaj. Duhet të flasim për parimet njëherë.
Dafina Hysa: Këtu jemi në tjetër çështje, jemi tek respekti dhe mënyra se si një pjesë e meshkujve shqiptarë i diskriminojnë gratë.
Romeo Kara: Po nuk ta preku njeri gruan, moj. Duan të diskriminohen vetë. Duan të shkojnë tek i forti se ka emër. Duan të shkojnë tek biznesmeni se…
Dafina Hysa: Nuk e bëjnë burrat këtë?
Romeo Kara: Kur gratë të mos e bëjnë biznes burrin e tyre. Ne i kemi prishur gratë, por mos harro se të gjithë burrat… Ka thënë një fjalë Azem Hajdari. Berisha tha të zgjedhim disa gra në ‘91-shin në kryesi dhe Azem Hajdari i tha “po boll o doktor kemi gratë tona në kryesi”. Mos harro se dhe ne bëjmë atë që thoni juve nëpër shtëpi apo nëpër këto ndikimet. Po vriten njerëzit për të patur një dashnore të bukur. Ta lëmë këtë diskutim.