Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës.
Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga policia pasi nuk tregon ku ndodhet i mituri, i ati i të cilit ka humbur jetën një vit me pare në një aksident automobilistik.
I mituri jetonte me nenën e tij.
Nga policia thuhet se prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, për të cilin ende nuk kanë asnjë informacion.
Nëpërmjet se ëmës se 3-vjecarit, policia ka mësuar se gjyshërit Rexhepi dhe bashkëshortja e tij kane mare si çdo jave nipin e tyre për ta mbajtur për disa ore në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por këtë radhe ata nuk e kane kthyer më.
E ëma ka pritur disa orë dhe e ka mare ish-vjehrrin në telefon, por telefoni ka qenë i fikur.
Në këto kushte e gruaja i drejtohet policisë për të bërë denoncim.
Policia ka arritur të gjejë gjyshin Rexhepin po jo fëmijën dhe gjyshen.
Fillimisht Rexhepi ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur.
Më pas Rexhepi ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.
Nëna e fëmijës thotë se është e shqetësuar për të voglin e saj.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3-vjecar.