Roza Lati, gjatë qëndrimit në oborrin e Big Brother Vip 3 ka folur sërish për ndërprerjen e shtetzënisë dhe djalin i cili do të ishte babai i fëmijës së saj, nëse nuk do të kishte abortuar.

Roza është shprehur se djali në fjalë ishte shumë inteligjen dhe shumë i pasur, por kishte karakter egosit.

Ndër të tjera ajo tha se nëse nuk bën jetën që do vetë dhe përballet me njerëz egositë, ndërpret gjithçka, përfshirë dhe shtatzëninë.

“Çdo krijesë në këtë tokë është bërë për të nejt dyshe, ose në tufë. Por kur vjen puna tek unë, të gjitha të mirat i ke. Nëse kanë ego në shpirt dhe mendojnë veç për vete, nuk hanë bukë me mua. Ndërpres marrëdhënie, ndërpres dhe atë gjë të shkon ty mendja tani (shtatzëni).

Djali me të cilin pata shtatzëninë, ishte alamet djali. Të gjitha të mirat, shumë inteligjent, shumë i pasur. Të bëje një fëmijë me të, siguroje jetën. Por ishte shumë i hallakatur, karakter egoist, jo baba për familje. Jo familje.

Çdo krijesë në tokë është bërë për të ndjekur me dikë, por unë se kam problem të rri dhe vetëm nëse nuk e gjej personin që s’ka ego, sic jam vetë.

Krishtlindjet vetëm me Sashën. Mjaft më. S’është Sasha, s’ka më as me të Krishtlindje! Kam një nënë që punon për Krishtlindje e vit të ri, jam rritur duke i kaluar vetëm, kështu që o bëj jetën që dua unë, ose ndërpres çdo gjë për të mos bërë jetën që s’dua. E zgjedh vetë çfarë bëj. Nuk më tërheq njeri për hundësh, nuk i bindem kujt. Kur mora vendimin e abortit as nuk pyeta njeri, e bëra me veten time.

Këngët e Coldplay kanë qenë këngët që më kanë shoqëruar kur kam abortuar, në ato ditët e mia. Kush më ka pyetur kam thënë me kujton Sashën se s’kam dashur të flas. Është më e thellë se kaq, kështu pra zemrat e mia”, rrëfeu Roza.