Oerd Bylykbashi, ka dalë pas mbledhjes në Grupin e Dialogut në Komisionin e Ligjeve dhe ka dhënë një prononcim për mediat. Grupi ka vendosur caktimin e ekspertëve ligjorë, Silva Cakën, Viktor Gumin, Eridjan Saliani dhe Ivi Kaso.
Është kërkuar asistencë nga ekspertët e ODIHR mbi çështjet që lidhen me legjislacionin mbi zgjedhjet.
“Në vendimet që morëm për caktimin e grupit të ekspertëve, iu la detyra që deri të enjten të caktohet një plan pune”, tha Oerd Bylykbashi.