Deputeti i PS, Plarent Ndreca ka folur lidhur me korrupsionin në vendin tonë dhe punën e bërë nga sistemi i drejtësisë.
Socialisti tha se korrupsioni ka qenë deri në nivele më të larta në Shqipëri, por aktualisht po funksionon drejtësia për shkak të reformës.
Sipas Ndreca, në Shqipëri nuk po vidhet më shumë nga zyrtarët e lartë, por po funksionon në standardet e duhura drejtësia.
“Sot SPAK po godet nga ne nga mazhoranca, por edhe aty ku ka vend për t’u goditur. korrupsioni ka qenë dhe po vijon të jetë. PS ka bërë reforma që gjithmonë ka ngacmuar plagët që kjo shoqëri ka pasur. Instrumentet e ardhur nga Reforma në Drejtësi që të shkojmë në këto nivele dhe kanë bërë dhe qasjen politike që kemi ndaj drejtësisë. Kemi patur raste që janë ndaluar urdhrat e arrestit. Korrupsion ka qenë në nivele shumë të larta, por më pak të dukshme pasi instrumentet e drejtësisë nuk funksiononin. Drejtësia sot nuk sheh krah, kjo është e rëndësishme për të shëruar plagët e shoqërisë”,-tha Ndreca.