Pandemia e gripit të shpendëve H5N1, e cila ka alarmuar Europën dhe jo vetëm, duket se po troket edhe në vendin tonë, por me një ndryshim të vetëm, që ne reagojmë vetëm kur ndodh shpërthimi epidemik dhe shkakton dëme ekonomike. Epdeimologet veterinere kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë
“Për momentin vendet më të afërta që kanë praninë e virusit në rajonin tonë janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë, deri në fund të verës. Me ardhjen e shpendëve transportojnë edhe virusin e shpendëve”, tha dr Kujtim Mersini, epidemiolog, veteriner dhe pedagog në UBT. Veterinerët tanë e kanë të pamundur të monitorojnë lagunat ku vijnë e ndalen shpendët e egra pasi nuk kanë automjete. Ndërkohë që vetëm para dy vitesh gripi shpendëve orteku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh. Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot”, tha Mersini.
Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët H5N1 ka alarmuar organizatën botërore të shëndetësisë pasi ka ndryshuar sjellje duke prekur gjitarët