Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komenton në një intervistë ekskluzive për Report Tv, protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e tij pas disa arrestimeve të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë për dosjen “5D” që po heton SPAK.
Veliaj ironizon kur përmend pjesëmarrjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në protestë, kur ndërkohë sulmohet me molotov godina e bashkisë, monument kulture.
Qytetari i parë i Tiranës komenton sulmet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK dhe problemet e tij me drejtësinë, dhe zbulon se do të ndërmarrë një qasje të re ndaj Prokurorisë së Posaçme duke vlerësuar të drejtë shqetësimin e kreut të SPAK Altin Dumani se institucionet duhet të jenë më pro aktive.