Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024,.

Kryeministri Edi Rama përndau sot pamje të atmosferës fantastike nga qyteti bregdetar.

“Atmosferë fantastike nga Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024, me nxënësit e shkollave të qytetit që janë pjesë e programit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për të formësuar kështu çdo ditë e më shumë lëvizjen sportive, me qëllim nxitjen e interesit të fëmijëve për t’u përfshirë në disiplina të ndryshme të sporteve”, shkruan Rama në rrjete sociale.