Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi sot si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga Argita
Berisha. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para bashkisë, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve.
Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës. “Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!
Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote!
Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.
Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es!
Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve”, shkruan Veliaj.