Nga Ylli Pata

Zgjedhja e Gjin Gjonit si kryetar i partisë së Berishës në Lezhë nuk shkaktoi asnjë çudi nga aspekti politik i përjgithshëm.

Ish-anëtari i KLD-së dhe shumë të tjerë që ju shmangën apo u rrëzuan nga vettingu, janë realisht mbështetës të Sali Berishës. Kjo jo vetëm tani, që kanë edhe arsye, por edhe më para, njiheshin si të tillë. Megjithatë ka një dilemë jo të vogël në ngjarjen e Lezhës.

Përse zoti Gjin Gjoni u zgjodh kryetar i Foltores për Lezhën, ndërkohë që mund të ishte zgedhur në Shkodër. Pasi ai origjinën e ka nga Dukagjini, që është një nga zemrat territorial të bashkisë së Shkodrës.

Lezha si qark, është një zonë që prej vitit 2009 lëkundet drejt përkrahjes pro Berishës, porn ë vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Pjerin Ndreu, një mirditor në ADN por që ka lindur në Pukë, Lezhë, Tiranë, Shkodër etj, sot është kryetar i bashkisë së Lezhës në mandatin e dytë.

Më 14 maj, Ndreu mundi një mjek, që ishte një emër i rëndësishëm i opozitës, por në zgjedhjet e 2021 PD mori shumicën.

Gjin Gjoni është një personazh mjaft kontraversal, i ardhur në drejtësi nga një mbështetje e Berishës, por që ne sot nuk njohim një qëndrim public intelektual të tij.

Ai shkon në Lezhë, duke mënjanuar Agron Gjekmarkajn që sot është nënkryetar i Foltores. Gjekmarkaj, keq mirë, ka shumë vite në publik, herë si analist, herë si aktivist, herë si politikan, e më pas si analist, që sot është një berishist.

Gjekmarkaj mund të ishte krejt normalisht kreu i PD-së së Lezhës, edhe pse nuk duket se është një person që ka qejf të bëjë militantin. Drejtimi i një dege, më shumë se militim është përfaqësim politik. Po ç’lidhje ka Gjin Gjoni me degën e Lezhës?

Realisht nuk se ka lidhje. E vetmja lidhje e të nderuarit Gjin Gjoni me degën e PD-së Lezhë është thjeshtë dëshira për tu bërë deputet apo për të bërë karrierë politike.

Votimi i të ashtuquajturave primare është nul sepse baza e PD-së në bashkinë Lezhë, Mirditë e Kurbin, as ka pasur kurrë lidhje e Gjin Gjonin. Madje së fundmi atje ka qenë e deleguar Jozefina Topalli.

Por Gjin Gjoni doli që kur u fol për kandidaët për deputetë në Lezhë, natyrisht me katapultë. Po përse Berisha e solli personazhin emblematik të drejtësisë së vjetër e përs enë Lezhë. Sepse në SHkodër Sali Berisha nuk hyn dot. Ka dështuar më 14 maj, e sipas gjasave nuk do të qaset më në mënyrë mazhoritare.

Ndaj po synon të krijojë një synopsis tip Himare, në një zonë ku fuqinë politike PD e ka më të madhe se në Shkodër.

Por më shumë është një sinjal politik që kërkon t’I japë qoftë Gaz Bardhit apo Gjekmarkajt se si e kërkon përfaqësimin e foltores.

Gjasat janë që në 2025 Gjekmarkaj të kandidojë në Lezhë nën Gjinin, e të bëjë fushatë për të. Natyrisht duke sjellë në eter vlerat politike të kreut të qarkut, që nga drejtësia erdhi në politikë për të shkrirë SPAK. Së paku politikisht…