Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë marrë iniciativën për të shtruar iftarin me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në këtë iftar me ftesë të Ramës marrin pjesë një numër i madh qytetarësh, zyrtarësh dhe politikanë.

Rama gjatë fjalës së tij tha se Iftari është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit.

“Ju falenderoj që pranuat ftesën, të merrni pjesë në këtë sofër iftari tradicionale. Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit, edhe unë mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe kujdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje, që nuk na mbledh bashkë as gjuha as feja, as puna, apo ideja e çdokujt për Zotin, por na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme, që i gjejmë emra të ndryshëm, ose edhe pa u munduar t’i gjejmë emër, i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme.

Vakti i Iftarit nuk është i zakonshëm, është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që agjëronin dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën. Është virtytit që t’i ushtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit. Në këtë muaj të Madhërueshëm apo Lartësueshëm, duke qenë se unë vetë, pavarësisht lartësisë së shtatit, dhe unë bëj pjesë tek më pak të fortëve, e shoh të virtytshme edhe uljen e jo agjëruesve në sofrën e Iftarit.

Pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënë mënjane ndaj paragjykimeve, një përulje ndaj dokeve të tjetrit, kryerja e një gjesti njërzillëku, në një vend si i yni, ku të qenit të ndryshëm në fe, nuk ka bërë të grindemi.

Duke shtuar një iftar bashkohemi në rrugë të ndryshme, në respektin e agjërimit të motrave dhe vëllezërve, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ka zëra që më vijnë për të hequr dorë nga kjo traditë, përgjithësisht nga njerëzit”, tha Rama ndër të tjera.