Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mbledh sot pasdite drejtuesit politikë të qarqeve më kuadër të procesit të rienergjizimit.
Sipas burimeve kryesocialisti Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm. Në këtë takim pritet që të bëhet një analizë e punës në terren dhe drejtuesit e qarqeve të raportojnë mbi prioritetet e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.
Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.
Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Ndërsa në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.