Ilnisa Agolli është eliminuar mbrëmjen e djeshme nga formati më i ndjekur në Shqipëri; ‘Big Brother Vip’.

Në një nominim kokë më kokë me dy konkurrentë të fortë të formatit, të cilët me të drejta të plota u bënë përsëri pjesë e tij, Ilnisa la garën përgjysmë.

Pak çaste më parë ajo ka bërë një reagim nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, ku shkruan:
“Ka një kohë për çdo gjë. Një kohë për të grisur, një kohë për të qepur. Por mbi të gjitha, një kohë për të falenderuar një publik që më ka bërë të ndihem e bekuar që e kam patur dhe do ta kem krah meje. Mirënjohëse pafund!🤍”