Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit, reshje që janë më të dendura në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.
Trashësia e dëborës ka shkuar në dy deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhe Trashësia ka shkuar në 2-3 cm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se qarkullimi në të dy akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.
Dëborë ka edhe në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores.