Jack Grealish, futbollisti mediatik i Manchester City-t, i famshëm për festat e tij të mëdha pas triumfeve të skuadrës së ‘Qytetarëve’, ka gjetur një ritual për të qenë në ‘top formë’ dhe për të përballuar në kushte optimale, ndeshjen çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit.

Gazeta ‘The Sun’ publikon se ish-lojtari i Aston Villas, për të cilin City pagoi 117 milionë euro, ka vendosur në pallatin e tij një sauna tradicionale suedeze, me vlerë 6.55 milionë euro që ndan me modelen Sasha Attwood.

Richard Moriarty raporton se Jack Grealish del në kopsht çdo natë për të kaluar të paktën 10 minuta, duke djersitur toksinat në temperaturat 110°C në saunën e tij të re suedeze.

“Partnerja e tij Sasha është shumë e shqetësuar për shëndetin dhe fitnesin dhe të dy kënaqen duke qenë në gjendje të hyjnë në saunën e tyre personale sa herë që duan.

Është bërë rutina e tyre e re para se të shkojnë në shtrat”,- shpjegoi një burim i konsultuar nga “The Sun” për ritualin. Natën e Jack Grealish për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

Pasi djersin në saunë futbollisti i Cytit, kalon edhe 10 minuta ulur jashtë për të shijuar ajrin e pastër.