Ndërkombëtari i ri turk mbërriti te Real Madridi këtë verë nga Fenerbahce për njëzet milionë euro, me etiketën e një talenti për të ardhmen. Mirëpo, aventura e Arda Guler me ‘merengët’ nuk shkon ashtu siç do të kishte dashur.

Në të vërtetë, që nga ardhja e tij, mesfushori 19-vjeçar ka luajtur vetëm tridhjetë e pesë minuta në La Liga, të shpërndara në pesë ndeshje të ndryshme. Turku shënoi golin e parë me Realin ndaj Celta Vigos dhe prej një muaji nuk është kthyer në fushat spanjole. Duket se kjo situatë po e mërzit gjithnjë e më shumë talentin turk dhe vendimet duhen marrë shpejt.

Dje, Real Madrid ka udhëtuar drejt Mallorca me skuadrën B, në prag të ndeshjes së Champions League kundër Manchester City. Carlo Ancelotti rrotulloi dhe rreshtoi zëvendësuesit e zakonshëm si Modric, Joselu, Brahim Díaz dhe Lucas Vázquez.

Për habinë e të gjithëve, Arda Guler nuk kishte asnjë minutë në ndeshje dhe kjo situatë ka krijuar pakënaqësi. Lojtari nuk ka kërkuar të largohet nga Reali, por këtë do ta mendonte seriozisht. Këtë verë duhet të ketë diskutime me drejtuesit e Madridit, sepse turku ka nevojë për kohë për të luajtur.