Nga natyra, njerëzit shpesh priren të jenë të paqëndrueshëm dhe ndonjëherë edhe egoistë. Në një epokë ku dashuria e vërtetë, e pakushtëzuar duket pothuajse e pamundur, ka disa shenja që në fakt e ofrojnë diçka të tillë.

Demi

Ata që i përkasin shenjës së Demit janë tepër romantikë. Forca e tyre lëvizëse është dashuria. Edhe pse mund të duken kokëfortë, posesiv dhe pak egoist, është pikërisht kjo kokëfortësi dhe refuzimi për të dështuar që i bën ata të dashurojnë pa kushte. Aftësia e tyre për të mos u dorëzuar i bën ata të mbajnë marrëdhënien gjatë gjithë jetës.

Gaforrja

Për shkak se Gaforret njihen për ndjeshmërinë e tyre, kur bëhet fjalë për dashurinë, ata mund të duken të dobët, por nuk është kështu. Duke qenë romantikë të përjetshëm, ata duan thellësisht, por nuk i forcojnë kurrë gjërat. Ndryshe nga Demi, Gaforret nuk i bëni dot për “budallenj”. Intuita e tyre i bën të kuptojnë se çfarë po bëni karshi tyre, dhe pavarësisht ndjenjave të forta, mund të largohen shumë shpejt.

Peshqit

Kur bëhet fjalë për dashurinë, Peshqit janë tepër të ndjeshëm e romantikë. Për ta dashuria mund të jetë dhe platonike! E kanë të vështirë, e thuajse të pamundur të shkëputen nga një marrëdhënie, edhe nëse kjo e fundit është toksike.