Rusia ka siguruar që Ukraina do të humbasë luftën, pavarësisht paketës së re të ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA.

“Kjo nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës. Regjimi kriminal në Kiev do të mposhtet”, shkroi Viacheslav Volodin, kryetari i Dumës ruse, në kanalin e tij Telegram.

Volodin theksoi se “me vendimin e tyre Shtetet e Bashkuara po detyrojnë Ukrainën të luftojë deri në ukrainasin e fundit”, duke shkatërruar ekonominë e vendit dhe duke e privuar nga e ardhmja.