Stilisti i njohur Valdrin Sahiti, ka qenë i ftuari i parë i emisionit më të ri në Top Channel, “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani.

Valdrini tregoi një rast të veçantë, sesi iu desh t’i dërgonte një fusta këngëtares së famshme Beyonce përmes një të panjohuri në aeroport.

“Aty ishte një rast keqkuptimi në fakt, më kanë shkruar shumë në e-Mail. Nuk ka pasur askush kohë për t’i lexuar. Në një moment që unë i zbuloj e-Email, i them asistentit ktheja mesazhin, nëse ata janë të vërtetë do më shkruanin në Whatsapp. Kur duan divat diçka nuk i ndal gjë. Më shkruajnë në Whatsapp më thonë që Beyonce i duhet ky fustan për një rast të caktuar. E dërgova fustanin, më thirrën dhe më thanë është pak i vogël, pak i hapur, e duan një tjetër pjesë të sipërme. E bëmë një tjetër. Kjo nuk ka mundësi për të mbërritur. Thash dil në airport luti njerëzit. Në aeroport e ka marrë një person ja ka dërguar stilistes dhe kur u çuam Beyonce ishte me fustanin e kuq. E kemi veshur 5 herë Beyonce, por s’na ka shkruar ajo personalisht”-tregoi Valdrini.